Botërori i ekipeve pa Ronaldon

- Bota Sot

Botërori i ekipeve pa Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në kupën botërore për ekipe nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyzetvjeçari do të jetë pa kontratë me Al Nassr në fund të qershorit, të cilët nuk u kualifikuan për Kupën e Botës për Klube.

Futbollisti portugez tha në rrjetet sociale pas ndeshjes së fundit të sezonit se një kapitull është mbyllur.

"Nuk do të luaj në Kupën e Botës për Klube, disa ekipe më kontaktuan. Disa oferta kishin kuptim, disa jo. Duhet të mendoni për objektivat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata", tha Ronaldo, raporton BBC, shkruan kp.

Ronaldo është në Gjermani ku Portugalia dhe Spanja do të luajnë në finalen e Ligës së Kombeve të dielën nga ora 21:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot