Mirlind Daku pas ndeshjes me serbët: Rasti me Bajramin? E dëgjova duke më thirrur

- Bota Sot

Mirlind Daku pas ndeshjes me serbët: Rasti me Bajramin? E dëgjova duke më thirrur

Sulmuesi Mirlind Daku tha se sot lojtarët luftuar për fanellën dhe dhanë maksimumin. Gjithashtu komentoi edhe rastin me Bajramin. 

“Tifozët jo vetëm sot, por çdo ndeshje janë shtysa jonë kryesore janë kënaqur me ndeshjen e sotme, se luftuam në maksimum deri në limitin e futbollistit, kemi luftuar për fanellë, po të ishim më sy hapur mund ti kënaqnim me fitore por shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të fitojmë dhe vazhdojmë për ëndrrën.

Edhe po të fitonim sot, ndeshjen e radhës do të futeshim për fitore sepse vetëm ajo ta jep sigurinë për të vazhduar me tej për të ëndërruar për Botërorin.

Çdo ndeshje futemi për fitore. Do doja dhe unë që të paktën të shënoja gola, përsa i përket tatuazhit ajo do të kishte ardhur instiktivisht. Ishalla do të kënaq edhe në ndeshjen tjetër. Isha duke goditur por në momentet e fundit e dëgjova Bajramin duke më thirrur dhe në momentet e fundit ndërrova mendjen dhe ia kam dhënë Bajramit.

Besoj që nuk ishte ndonjë zgjidhje e keqe, por dhe unë pas ndeshjes i pyeta çunat nëse do kishte qenë më rrezik po të kisha goditur unë, por çfarë ti bëjmë, mendova më të mirën e mundshme”, u shpreh Daku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot