Dragan Stojkoviq përplaset me gazetarin serb, i lavdëron shqiptarët

- Bota Sot

Dragan Stojkoviq përplaset me gazetarin serb, i lavdëron shqiptarët

Shqipëria nuk mori më shumë se një pikë (0:0) ndaj Serbisë në ndeshjen e grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Selektori i Serbisë Dragan Stojkoviq kapet me gazetarin serb pasi që nuk e duroi për pyetjen provokuese.

Stojkoviq e filloi fjalimin e tij me zemërim pasi gazetari serb i tha se nuk i pëlqente loja e Serbisë.

“Nuk ju pëlqeu loja? 

Jo? 

Gjeni një trajner tjetër”, kështu i tha Stojkoviqi.

“Atmosfera ishte fantastike. 

I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. 

Do të doja të kishim një atmosferë si kjo” - tha Stojkovi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot