Hoxha: Kishte emocione, por bëmë një ndeshje të mirë

- Bota Sot

Hoxha: Kishte emocione, por bëmë një ndeshje të mirë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, e ka quajtur emocionale ndeshjen që patën sot me Serbinë në stadiumin “Air Albania”.

“Një ndeshje emocionale nga ana jonë, bëmë një ndeshje të mirë, i kishim rastet për ta fituar ndeshjen por nuk arritëm, bëmë maksimumin të gjithë lojëtarët ishim mirë fizikisht”.

“Tash duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës, dhe besoj që jemi në lojë për një kualifikim në botëror”, u shpreh Hoxha.

I njëjti shtoi se patën dëshirë që të fitojnë sot, dhe se tani u ka mbetur që të shikojnë përpara për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Serbi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot