Italia kërkon timonier të ri, tifozët bëjnë presion me emrin surprizë

- Bota Sot

Italia kërkon timonier të ri, tifozët bëjnë presion me emrin surprizë

Spaleti është drejt largimit të sigurt nga Italia. Disfata turpëruese 3 me 0 përballë Norvegjisë, ka bërë që tifozët të humbasin besimin te ekipi kombëtar.

Tifozët po bëjnë presion me një emër surprizë. Bëhet fjalë për Klaudio Ranierin, që mbylli aventurën me Romën.

Mund të konsiderohet surprizë pasi vetë ai është shprehur se e ka mbyllur karrierën si trajner. Në anën tjetër po përflitet edhe emërimi i Stefano Piolit.

Pioli vlerësohet si trajneri që u shpall kampion me Milanin. Emri i tretë dhe i fundit që qëndron në listë ndërkohë është Daniele De Rosi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot