Dragan Stojkoviqi, selektor i Serbisë, është cak i kritikave nga disa media në Serbi.
Stojkoviqi ka lavdëruar atmosferën në stadiumin “AI Albania”, ka lavdëruar tifozët shqiptarë, kjo i ka çartur disa media në Serbi.
Media serbe “Kurir” qet flakë e inatosur i turret me kritika Stojkoviqit sepse nuk e duron të vërtetën që e thotë ai.
“Fjalë që nuk duheshin thënë! Atmosfera e urrejtjes së paparë ndaj gjithçkaje serbe në Tiranë është gjithçka përveçse ‘fantastike’!
Piksi, shiko lojtarët në sy! Nëse guxon!
Dragan Stojkoviq tha diçka që nuk duhej thënë!
Dhe ka shumë arsye pse nuk duhej thënë! Dhe të gjithë i pamë qartë në stadiumin "Air Albania".
Shpresojmë që Dragan Stojkoviq të ketë marrë raportet me tekst dhe video nga ndeshja kundër Shqipërisë pasi u largua nga stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Kur bëhet fjalë për ngjarjet në fushë, gjithçka është e qartë, siç thotë trajneri, na mungonte një gol, ndoshta Aleksandar Mitroviqi pas asaj goditjeje me kokë dhe reagimit të shkëlqyer të portierit Strakosha.
Siç pritej, pamë një ndeshje shumë, kryesisht fizikisht, të vështirë që përfundoi pa gola”, kritikon media serbe.
“Pas ndeshjes, trajneri reagoi dhunshëm ndaj deklaratës së gazetarëve se nuk ishin të kënaqur me performancën e Serbisë”, shkruan më tej.
“Dhe nuk ju pëlqeu performanca? Po, asgjë, atëherë ndërroni trajnerin", - tha ai.
“Megjithatë, performanca e ekipit kombëtar është përgjegjësi e tij, rezultatet janë përgjegjësi e tij dhe ai ka të drejtë të plotë të mendojë dhe të thotë çfarë të dojë. Nëse ai mendon se Serbia luajti mirë, ky është mendimi i tij që dikush mund ta pranojë ose jo.
Por, nëse ai thotë se atmosfera në stadium ishte fantastike dhe se do të donte që Serbia të kishte të njëjtën...”, kritikon media srbe Stojkoviqin.
"Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo", tha Stojkoviq.
“Kur një gazetar serb i tronditur (të gjithë përfaqësuesit e mediave serbe të pranishëm mbetën të habitur) iu kërkua të fliste edhe një herë për atmosferën në të cilën luanin lojtarët e tij, ai përsëriti se ishte i kënaqur me sjelljen e tifozëve shqiptarë”, shkarravit media serbe.
"Atmosfera ishte fantastike.
Sa i përket gjërave të tjera, ishte e pritshme. Nuk dëgjova ose pashë asgjë, isha i përqendruar në lojë. Ua thashë edhe lojtarëve këtë, të ishin të përqendruar.", tha Piksi.