Gazetari Defrim Methasani, foli në Euronews Albania analizoi ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila rezultoi 0-0.
Gazetari theksoi në vija të përgjithshme se Kombëtarja shqiptare luan më mirë në ndeshjet jashtë shtetit sesa në vendin tonë. Këtë ai e arsyeton me idenë që në Shqipëri, ekipi jonë ka një peshë emocionale që ndikon tek ata.
“Djemtë e Kombëtares shqiptare më mirë luajnë jashtë sesa brenda. Kjo ndodh sepse këtu ka gjithmonë një peshë të madhe mbi supe. Ka peshën e një stadiumi që të gjithë kërkojnë më të mirën nga djemtë.
Nga përvoja ime gjithmonë ndeshjet më të bukura i kemi bërë jashtë. Pesha emocionale kthehet në barrë këtu. Ekipi dëshiron që të bëjë më të mirën. Ka përballë publikun e saj ndërsa jashtë shtetit fokusohen tek veprimet.
Edhe humbja shihet në atë mënyrë që dhe po humbe nuk është turp sepse luan jashtë, ndërsa brenda humbja konsiderohet turp, në kuptimin figurativ.
Ndeshja e kthimit do të luhët në Novi Sad të Serbisë dhe iu garantoj që ne do të luajmë më mirë atje sesa këtu, mund të bëjmë edhe ndonjë surprizë”, tha gazetari Methasani.