Chelsea ka gati një ofertë të dytë për sulmuesin anësor të Borussia Dortmund, Jamie Gittens.
Klubi anglez herën e parë ofroi 35 mln euro, shumë pak për verdhezinjtë.
20-vjeçari është një nga emrat më premtues të futbollit europian dhe Chelsea ngurron për ta blerë.
Chelsea pritet të përfshijë bonuse në ofertën e dytë, për t’u afruar me shifrën që kërkon Borussia Dortmund.
Jamie Gittens e sheh veten në Stamford Bridge, por po pret vendimin e gjermanëve.