Italia shkarkon selektorin

- Bota Sot

Italia shkarkon selektorin

Luçiano Spaleti nuk do të jetë më trajneri i Italisë! Ka qenë vetë tekniku ai që ka zbuluar gjithçka për mediat italiane në konferencë e zakonshme para ndeshjes së radhës së të kaltërve ndaj Moldavisë.

“Mbrëmë në darkë ishim për një kohë të gjatë me presidentin.

Dhe ai më ka komunikuar se do të shkarkohem nga roli i trajnerit të përfaqësueses.

Personalisht ndjej keqardhje, as nuk kisha ndër mend që të tërhiqesha. Unë jam mësuar të bëj gjithmonë punë time, pastaj është ky shkarkim dhe duhet të jem i ndërgjegjshëm për të.

Duke pasur këtë raport shumë të mirë me të, duhet të marr gjithçka në konsideratë, nga rezultatet e deri te gatishmëria ndaj meje. Erdhi ndonjë rezultat i keq, unë u mundova t’i shërbej kombit, pa keqdashje e xhelozi.

Duke u munduar të marrësh më të mirën. Deri nesër në darkë do të drejtoj, nga pasnesër jo më.

Të fitojmë dhe bindim nesër do të ishte mënyra më e mirë për të hapur një cikël për atë që do të vijë të më zëvendësojë. Unë kam parë shumë lojtarë nën nivelin e mundësive të tyre”, tha Spaleti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot