Sulmuesi shqiptar martohet

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar martohet

Redon Xhixha i ka dhënë fund ditëve të beqarisë teksa është kurorëzuar në martesë.

Dhe ashtu siç është bërë e zakonshme për futbollistët, ata festojnë dasmën e tyre në ditët e pushimeve me klubet para fillimit të fazës përgatitore.

Xhixha ka festuar dasmën e tij në vendin tonë këtë fundjavë dhe gjatë saj nuk ka munguar edhe “Kënga e Tironës”.

Por jo vetëm aq, pasi Xhixha, nusja dhe dasmorët kanë kërcyer me shallet bardheblu, duke treguar lidhjen e sulmuesit me klubin ku ishte një idhull për tifozerinë e kësaj skuadre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot