Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të Xabi Alonso-s.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Benfica-s, Alvaro Carreras dhe yllin e ri argjentinas, mesfushori Franco Mastantuono.
Ardhja e këtyre lojtarëve, do ta detyrojë Cabi Alonso-n të lërë në stol disa prej titullarëve të sezonit të fundi. Alonso është i bindur që Dean Hujisen meriton të jetë titullar në qendër të mbrojtjes, bashkë me Raul Asencio-n.
Kjo do të thotë që Antonio Rudiger, i cili ka qenë titullar i rregullt sezonin e fundit, bashkë me Eder Militao, do të përfundojnë në stol. Braziliani ka pasur një sezon të vështirë për shkak dëmtimi, por sezonin e ri pritet të ketë një rol dytësor në ekip, ndryshe nga koha kur drejtonte Carlo Ancelotti.