Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, në ndeshjen e xhiros së tretë kualifikueseve ppër Kampionatin Botëror.
“As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK!
Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!
Mirëmëngjesi Dr.Sali Berisha! Një tifoz u largua mbrëmë nga policia e Shqipërisë vetëm sepse mbante një maicë me mbishkrimin UÇK.
Dhe kjo nuk ndodhi në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë, nga policia shqiptare, nën qeverisjen e Edi Ramës!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.