Real Madrid i ofron rinovim kontrate 33-vjeçarit

- Bota Sot

Real Madrid i ofron rinovim kontrate 33-vjeçarit

Edhe pse 33-vjeç, Thibaut Courtois mbetet ende një nga portierët më të mirë në botë dhe pikërisht për këtë arsye Real Madrid do t’i ofrojë rinovim kontrate portierit belg.

Kontrata aktuale e Courtois skadon në 30 qershor të vitit 2026, por klubi madrilen nuk do që ta humbë atë dhe do t’i ofrojë një rinovim të kontratës.

Detajet e kontratës së re ende nuk dihet, por ditët në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes dy palëve.

Që nga transferimi nga Chelsea në vitin 2018, Courtois ka qenë numri një i portës madrilene dhe padyshim nja nga pikat kyçe në sukseset e arritura gjithë këto vite.

Courtois ka edhe besimin e plotë të Xabi Alonso-s, jo më kot drejtuesit e Realit i kanë ofruar rinovimin e kontratës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot