Sulmuesi njofton largimin nga Inter

- Bota Sot

Sulmuesi njofton largimin nga Inter

Marko Arnautoviq nuk do të jetë më lojtar i Inter për sezonin e ri. Sulmuesi austriak në një intervistë të dhënë për mediat vendase ka zbuluar se nuk do të ketë rinovim të kontratës aktuale që ka me Interin, e cila skadon më 30 qershor.

Arnautovic i ka uruar suksese trajnerit të ri të zikaltërve, Christian Chivu, ndërsa nuk ka zbuluar asgjë rreth destinacionit të ri pas largimit nga Inter.

“Nuk do të kthehem më tek Inter. Aventura ime aty është mbyllur. Christian Chivu trajner i ri? Jam shumë i lumtur për të. E njoh atë pasi kemi luajtur së bashku dhe e di sa shumë e do Interin.

Ai është trajner i ri dhe i etur për sukses. Uroj të fitojë titullin kampion sezonin e ardhshëm”, tha Arnautovic.

Në dy sezone me Interin, 36-vjeçari shënoi 14 gola në të gjitha kompeticionet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot