Prizren: Kapet me armë pa leje – një 62-vjeçar përfundon në ndalim për 48 orë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Kapet me armë pa leje – një 62-vjeçar përfundon në ndalim për 48 orë

Një rast i mbajtjes së paautorizuar të armës është regjistruar të dielën mbrëma në rrugën “Kastriotët” në Prizren, ku një person është arrestuar nga Policia pas një informate operative.

Burimet e Sinjalit konfirmojnë se më 8 qershor 2025, rreth orës 21:00, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informatës se një person dyshohej se posedonte armë.

Në terren ka dalë edhe njësia e krimteknikës, ndërsa personi i dyshuar, A.S., i lindur në vitin 1962, është identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.


Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Hetimet janë në vazhdim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit