Dogana konfiskon mbi 180 copë veshmbathje të dyshuara për imitim të markave të njohura ndërkombëtare

- Bota Sot

Dogana konfiskon mbi 180 copë veshmbathje të dyshuara për imitim të markave të njohura ndërkombëtare

Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet, ku pas inspektimit janë zbuluar mbi 180 copë veshmbathje, të dyshuara si produkte të kontrabanduara dhe imitim të markave të njohura ndërkombëtare.

Këto produkte nuk dispononin asnjë dokumentacion të duhur dhe dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI).

“Luftimi i tregtisë së paligjshme dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale janë pjesë e përpjekjeve tona të përditshme për një ekonomi të ligjshme dhe konkurrencë të drejtë”, shkruhet në postimin e Doganës në Facebook.

Postimi i plotë:

Konfiskohen mbi 180 copë veshmbathje të dyshuara për shkelje të pronësisë intelektuale

Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë kontrolleve rutinore kanë ndaluar nje automejt ku pas kontrollit janë gjetur mbi 180 copë veshmbathje, të dyshuara si produkte të kontrabanduara dhe imitim i markave të njohura ndërkombëtare, pa ansjë dokumentacion derisa të njejta dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI).

Luftimi i tregtisë së paligjshme dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale janë pjesë e përpjekjeve tona të përditshme për një ekonomi të ligjshme dhe konkurrencë të drejtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot