Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 19:00 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ tashmë kanë publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë sfidë.
Në krahasim me miqësoren e zhvilluar ndaj Armenisë, tekniku gjerman ka vendosur të bëjë plotë shtatë ndryshime në përbërje.
Duke filluar nga porta, Visar Bekaj zë vendin e Amir Saipit i cili luajti ndaj Armenisë nga minuta e parë.
Në fazën e mbrojtjes, ylli i Prishtinës, Ron Raçi merr debutimin me fanellën dardane.
Florent Hadërgjonaj, Lindon Emërllahu, Donat Rrudhani, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani po ashtu e nisin takimin nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani; Jashari, Korenica; Rrahmani.