Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë

- Bota Sot

Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në shtatëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Fadil Vokrri. i cili qe ndarë nga jeta më 9 qershor të vitit 2018, mbetet një prej figurave më të rëndësishme në historinë e sportit dhe futbollit në Kosovë. Ai ishte jo vetëm një futbollist i madh dhe ish-president i Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe një udhëheqës kyç në procesin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. 

Përmes një postimi në Facebook, Duka e ka quajtur Vokrrin një figurë që i mungon çdo ditë botës së futbollit. 

"Shtatë vite pa legjendën Fadil Vokrri. Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë, një figurë historike që i mungon çdo ditë botës së futbollit, shoqërisë dhe zemrave të të gjithë atyre që e donin. Njeriu që hapi rrugën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të futbollit kosovar nuk harrohet kurrë!", ka shkruar Duka. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot