Dragan Stojkoviq prapë flet, me këtë kontinent e krahasoi atmosferën në Shqipëri! Serbët të irrituar

- Bota Sot

Dragan Stojkoviq prapë flet, me këtë kontinent e krahasoi atmosferën në Shqipëri! Serbët të irrituar

Mediave në Serbi nuk iu del inati ndaj selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq, për faktin se ky i fundit ka thënë se atmosfera ka qenë fantastike në kryeqytetin shqiptar.

Mediat serbe janë të irrituar shumë sepse Stojkoviq i qiti në pah rrenat e tyre.

“Piksi për lavdërimin e shqiptarëve: ‘Ishte një atmosferë e Amerikës së Jugut, nuk e dëgjova himnin për herë të parë, nuk jam politikan...", kështu ka thënë Stojkoviq transmeton fjalët e tij media serbe “Teëegraf”.  

“Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviq - Piksi, mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Andorrës, ku iu kërkua të shpjegonte deklaratën e tij në të cilën vlerësoi tifozët shqiptarë”, shkruan më tej,

“Është mirë që më pyetët për këtë, le të sqarojmë pak, nuk kam ndjekur median për katër ditë, as nuk e di kush po shkruan çfarë, dua të përqendrohem për një punë shumë stresuese, ti përgatis këta djem sa më mirë që të mundem, në mënyrë që të arrij rezultate.

Thashë se ajo atmosferë ishte thjesht një atmosferë futbolli, ajo që ndodhi në fushë ishte për respekt, sjellja midis lojtarëve, dy stolave, tonave dhe të tyreve, për respekt.

Sigurisht që do ti dënoj gjërat jo-futbollistike, as nuk dua të padis. Sa i përket kësaj, ishte një atmosferë e vërtetë e Amerikës së Jugut. E patë në TV.

Të gjithë do të donin të kishin një atmosferë të tillë, atë ngarkesë emocionesh”, ka thënë sot Stojkoviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot