Situata e Italisë me largimin e Luçiano Spaletit që tregoi vetë se e kishin shkarkuar nga drejtimi i përfaqësueses, ka bërë që në Gadishullin Apenin të hiqet pak vëmendja nga dështimi i Interit në finalen e Ligës së Kampioneve dhe të fokusohet te situata e të kaltërve.
Një situatë të cilën e ka komentuar edhe presidenti i klubit zikaltër, Xhuzepe Marota, i cili ka treguar këndvështrimin e tij mbi kritikat rreth Italisë dhe përkushtimit ndaj fanellës.
“Kjo është një situatë që nuk ka një gjenezë në këto vite. Trajneri Baldini i Peskarës ka kujtuar kampionët autentikë të 1982. Nëse ne shohim ata kampionë në krahasim me tanët, përkufizimi është i njëjti por thelbi është shumë i ndryshëm nga i yni.
Ky hapi mbrapa i sotëm rrjedh nga shumë faktorë, kanë ndryshuar mësuesit të cilët për fat të keq janë përqendruar te rezultatet më shumë se te rritja, mungojnë strukturat, një lloj baze e atyre që e praktikojnë.
Unë mendoj gjithsesi se mundem të bëjmë mirë dhe jam mbështetësi i “made in Italy”, si mes trajnerëve, ashtu edhe lojtarëve. Përse Italia bëri një figurë të shëmtuar?
Po pyesja edhe unë veten, ndoshta ishte thuajse më keq se ajo që bëmë ne”, tha presidenti i Interit duke kujtuar finalen e Champions.