Media boshnjake: Ndarje në Serbi! Vuçiq godet Stojkoviqin, shkak shqiptarët

- Bota Sot

Media boshnjake: Ndarje në Serbi! Vuçiq godet Stojkoviqin, shkak shqiptarët

Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0:0 me Serbinë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll, ndeshje që ka hapur shumë polemika në Kosovë, Shqipëri, Serbi por edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Media boshnjake “Sportisport” ka shkruar me titull: “Ndarje në Serbi! Vuçiq godet Stojkoviqin”!

“Kohët e fundit ata po përqafoheshin dhe qeshnin, dhe tani Aleksandar Vuçiq e ka sulmuar Dragan Stojkoviqin përmes njerëzve të tij.

Trajneri serb thjesht duhej të reagonte dhe në këtë mënyrë nuk qëndroi indiferent.

Stojkoviq është një nga figurat e rralla sportive që nuk i ka kthyer shpinën Aleksandar Vuçiqit ndërkohë, por ngjarjet e ditëve të fundit mund ta kenë prishur marrëdhënien e tyre.

Kombëtarja serbe luajti kundër Shqipërisë të shtunën. 

Ndeshja përfundoi me rezultta 0:0, dhe Stojkoviq theksoi pas asaj ndeshjeje se atmosfera në stadiumin ‘Air Albania’ ishte fenomenale.

Dhe duket se këto fjalë nuk i pëlqyen shumë Vuçiçit, i cili sulmoi ashpër Stojkoviçin për fjalët e tij përmes zëdhënësit të tij më të famshëm.

"Piksi, çfarë do të bëje? Fjalët skandaloze të Dragan Stojkoviqit: "Ekstremistët" krijuan një atmosferë fantastike", ishte titulli nga ‘Informer’, transmeton media boshnjake.

“Mediat e tjera të regjimit nuk e mbrojtën as Piksin, kështu që ish futbollisti së pari duhej të reagonte përmes një deklarate zyrtare nga Federata Serbe e Futbollit, dhe më pas në një konferencë për shtyp para Andorrës”, ka shkruar më tej.

"Thashë për mjedisin e futbollit, ekskluzivisht futbollin.

Unë flas me fjalor futbolli dhe përdor terminologji futbolli. Ajo që ishte në fushë është vetëm për respekt", thotë Stojkoviq.

"Unë nuk jam politikan, nuk e përdor atë gjuhë. Jam jashtëzakonisht i kujdesshëm për atë që them. Komentova për atmosferën në stadium", tha më tej.

“Ka kohë që qarkullojnë thashetheme në Serbi për largimin e Stojkoviqit dhe duket se ‘shefi i madh’ ka filluar tashmë të përgatisë terrenin për një skenar të tillë”, ka shkruar mes të tjera medis boshnjake.



Lexoni të gjitha në Bota Sot