Albion Rrahmani pas tregolëshit ndaj Komoreve: Do të jetë kujtim i paharruar

- Bota Sot

Albion Rrahmani pas tregolëshit ndaj Komoreve: Do të jetë kujtim i paharruar

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

Protagonist kryesor i kësaj fitoreje ishte padyshim sulmuesi Albion Rrahmani. 

Rrahmani realizoi het-trik në këtë ndeshje, teksa në total ka shënuar pesë gola në dy miqësoret e këtij muaji. 

Pas fitores ndaj Komoreve, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur me paraqitjet e tij në një prononcim të shkurtër për RTK. 

“Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmoj kombëtaren”. 

“Topi i ndeshjes pas hat-trickut do jetë kujtim shumë i bukur”. 

“Foda më tha 2 ndeshje, 5 gola nuk është keq”, tha Albion Rrahmani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot