Shtatë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur gjatë sulmeve ruse në Ukrainë! Ja çfarë deklarojnë zyrtarët e vendit

- Bota Sot

Shtatë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur gjatë sulmeve ruse në Ukrainë! Ja çfarë deklarojnë zyrtarët e vendit

Sulmet ruse në të gjithë Ukrainën kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 34 të tjerë gjatë ditës së kaluar, njoftuan autoritetet rajonale.

Në Kiev katër persona u plagosën, teksa zjarre të mëdha shpërthyen në disa lagje, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko.

Një sulm me dron në Odesa vrau dy burra dhe plagosi tetë të tjerë, katër prej të cilëve u shtruan në spital, tha guvernatori Oleh Kiper.

Në qytetin jugor u dëmtuan gjithashtu objekte mjekësore, përfshirë një maternitet, raporton Sky News.

Në Dniepr, sulmet ruse vranë një person dhe plagosën një tjetër dje, si dhe plagosën dy burra të tjerë gjatë natës, tha guvernatori Serhii Lysak.

Tre persona u vranë në Donetsk dhe tetë të tjerë u plagosën, ndërsa një person u plagos në Kharkiv , thanë zyrtarët.

Një person u vra dhe tetë u plagosën në rajonin e Khersonit , ndërsa një grua e moshuar u plagos në Zaporizhzhia , sipas zyrtarëve të saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot