Një ish-lojtar i Montpelier (i cili ra në Ligue 2 këtë sezon) u gjet i plagosur rëndë pasi u godit me thikë pranë zemrës, raporton actu.fr.
40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u shpëtua në shtëpinë e tij në qytetin Pérols (Hérault) dje rreth orës 7 të mbrëmjes. Policia ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e paqarta të këtij incidenti.Akt kriminal apo tentativë vetëvrasjeje?
Të thirrur për të ndihmuar viktimën në vilën e tij, zjarrfikësit, mjekët dhe policia e gjetën ish-futbollistin pa ndjenja pasi kishte humbur shumë gjak “për shkak të një plage thike rreth zemrës”, shpjegon portali. Ish-lojtari u trajtua në vend përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar të Montpellier, ku gjendja e tij konsiderohet serioze.
Hetimi është duke vazhduar dhe mjekët ligjorë po përpiqen të gjejnë prova që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen. Në veçanti, ata do të përpiqen të përcaktojnë nëse ishte një akt kriminal që përfshinte palë të treta apo një tentativë vetëvrasjeje, një hipotezë që sipas hetuesve nuk mund të përjashtohet plotësisht.