Hadroji, Cara dhe Rrapaj rikthehen dhe nisin stërvitjen në Tiranë

- Bota Sot

Hadroji, Cara dhe Rrapaj rikthehen dhe nisin stërvitjen në Tiranë

Andi Hadroj, Tedi Cara dhe Arinaldo Rrapaj janë ribashkuar sërish pas largimit nga Partizanit. Ish-ët e kuq janë bërë bashkë në kryeqytet.

Saktësisht futbollistët kanë nisur stërvitjen individuale pas sezonit të përfunduar me ekipet e tyre. Cara, Hadroj dhe Rrapaj dëshirojnë të mbajën formën e tyre të mirë për sezonin e ri dhe pavarësisht se kanë marrë pushimet, vazhdojnë stërvitjen individuale në palestër.

Më të mirët e Superiores bëhen bashkë, teksa siç dihet largimi i tyre nga Partizani ka lënë një “boshllëk” te kryeqytetasit.

Drejtuesit nuk kanë mundur dot të gjejnë zëvendësuesit e duhur dhe kjo ndikoi edhe në paraqitjet e kryeqytetasve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot