Çiro Bllazheviqi e thoshte për Kosovë, Dragan Stojkoviqi e thotë për Shqipëri

- Bota Sot

Çiro Bllazheviqi e thoshte për Kosovë, Dragan Stojkoviqi e thotë për Shqipëri

Është interesant se pas shumë vitesh vjen një konstatim identik për shqiptarët.

Trajneri i famshëm kroat, ish kryetrajneri i Prishtinës në edicionin 1985, Mirosllav Çiro Bllazheviq, e krahasonte atmofserën në stadiumin e Prishtinës me atmosferën latinoamerikane.

Bllazheviqi me shallin e bardhë e ndezte tërë stadiumin në Prishtinën.

Bllazhevqi më  6 qershor të vitit 1999 kishte deklararuar: “Prishtina dhe publiku i kryeqendrës së Kosovës do të më mbeten në kujtesë të përjetshme.

Ishte kjo një atmosferë që personalisht unë nuk mund ta harroj kurrë.

Në fakt nuk kishte ndeshje që luhej në Prishtinë e stadiumi të mos jetë i mbushur përplot dhe krijohej një atmosferë latinoamerikane ku kundërshtarit thjesht i këputeshin këmbët qysh para se të del në terren.

Pos kësaj, në Prishtinë, kisha nderin të bashkëpunoj me trajnerë të jashtëzakonshëm siç është Ajet Shosholli për të cilin kam konsideratë të lartë.

Natyrisht se këtu duhet përmendur edhe udhëheqjen e atëhershme të klubit e cila në çdo moment ishte mobile dhe thjesht asgjë nuk i linte rastit”.

Nga ana tjetër, dje selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, thotë të njëjtën gjë për shqiptarë por për në Shqipëri.

“Sa i përket kësaj, ishte një atmosferë e vërtetë e Amerikës së Jugut. E patë në TV”, kështu tha dje Stojkoviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot