Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është vlerësuar me një diplomë nderi nga Universiteti i Mançesterit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në qytet gjatë nëntë viteve brenda dhe jashtë fushës së futbollit. “Gjatë një ceremonie të mbajtur në Sallën historike Whitworth, kancelari i Universitetit, Nazir Afzal, i dha atij një diplomë nderi. Çmimi është në njohje jo vetëm të suksesit të tij sportiv, por edhe të punës së tij frymëzuese jashtë futbollit, përfshirë edhe përmes fondacionit të familjes së tij, Fondacionit Guardiola”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit anglez.
“Manchester do të thotë shumë për mua.
Kam kaluar nëntë vjet këtu dhe është bërë shtëpia ime.
Njerëzit , kultura, ekipi im i jashtëzakonshëm i futbollit, kolegët e mi… është gjithçka kaq e veçantë për mua dhe familjen time. Kur mbërrita këtu në vitin 2016, nuk e dija se sa gjatë do të qëndroja. Mënyra se si ky qytet më ka mirëpritur e ka bërë gjithçka të lehtë. Koha ime këtu ka qenë e mrekullueshme.
E di sa i rëndësishëm është Universiteti i Manchesterit për qytetin tonë.
Është një shtëpi për kërkime dhe ka një histori zbulimesh.
Pra, sinqerisht, të nderohesh në këtë mënyrë nga një institucion kaq i respektuar është një ndjenjë e jashtëzakonshme.
Dua të falënderoj të gjithë në Universitetin e Mançesterit për këtë moment dhe dua të falënderoj të gjithë në Mançester Siti për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, tha Guardiol