Ëndrra për të luajtur në Botërorin

- Bota Sot

Ëndrra për të luajtur në Botërorin

12 ndeshje në 5 muaj dhe ëndrra për të luajtur në Botërorin e pas një viti duket gjithnjë e më e largët për shkak të dëmtimeve që vazhdojnë ta përndjekin. Neymar, në moshën 33-vjeçare, po përpiqet në çdo mënyrë, por nuk arrin të gjejë vazhdimësinë as te Santosi.

Një klub që e ka përqafuar sërish pas shumë vitesh dhe nuk ka aspak ndërmend ta braktisë. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG ka kontratë deri në fund të këtij muaji, por ende nuk e ka rinovuar, edhe pse optimizmi është i pranishëm.

Një optimizëm që ndahet edhe nga babai i yllit të “Seleçao”, i cili ka deklaruar se prioriteti është të qëndrojë: “Duam që djali ynë të qëndrojë këtu më gjatë. Po përpiqem të bëj gjithçka që është e mundur që Neymar të marrë pjesë në këtë rindërtim të Santosit.

E kam larguar djalin tim nga Arabia Saudite për dy ditë dhe e kam sjellë te Santosi, nuk e di pse keni kaq nxitim për rinovimin. Dua që të qëndrojë, Santosi i hapi dyert Neymarit për t’u rikuperuar.

E dinim që duhej të luante, se kishte nevojë për minuta, se do të pësonte mikro-dëmtime. E dinim që do të ndodhte. I njohim ëndrrat e tij, e dimë ku dëshiron të arrijë. Neymar jeton këtu, është i lumtur, pranë miqve dhe familjes. Santosi është ambienti ideal për të”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot