Një tjetër lojtar i Milan në Premier League

- Bota Sot

Një tjetër lojtar i Milan në Premier League

E ardhmja e mbrojtësit të Milan, Strahinja Pavlovi1, mund të jetë në Premier League.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, ekipi i Crystal Palace është shumë i interesuar për mbrojtësin 24-vjeçar.

Për pasojë, skuadra angleze mund të bëjë një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për të bindur kuqezinjtë që ta lënë të lirë lojtarin.

Pavlovic mbërriti te Milani një vit më parë nga Salzburgu për rreth 15 milionë euro. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me kuqezinjtë, por nuk ka luajtur shumë.

Sezonin e kaluar ai u aktivizua në total në 34 ndeshje (24 në kampionat), duke realizuar dy gola. Klubi duket se pret një përgjigje nga trajneri i ri Massimiliano Allegri për lojtarin para se të marrë një vendim.

Gjithsesi, nëse oferta do të jetë mbi 20 milionë euro atëherë kuqezinjtë janë gati të negociojnë, duke qenë se është një shumë më e lartë se ajo e harxhuar për ta blerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot