Kualifikim i  madh i Bashkimit nga Jabollçishti

- Bota Sot

Kualifikim i  madh i Bashkimit nga Jabollçishti

KF Bashkimi nga Jabollcishti i komunës së Çashkës-Velesit është kualifikuar për në fazën e 1/16-ës së kupës së Maqedonisë në futboll, pas fitores historike kundër Pobedës nga Pepelishtja me rezultat 2:1.

Golat e Arben Xhinit dhe Albin Jasharit kanë kualifikuar skuadrën shqiptare në rrethin e parë të kupës së vendit, që është një sukses i jashtëzakonshëm për Bashkimin.

Takimi në Rosoman ishte mjaft interesant, derisa stadiumi ishte i stërmbushur me tifozë shqiptarë, që kanë përkrahur skuadrën shqiptare për 90 minuta.

Kjo është hera e parë në histori që Bashkimi është pjesë e garave të Kupës së Maqedonisë.

KF Bashkimi garon në Ligën e Tretë-Grupi Jug, ndërsa sezonin e përfundoi në vendin e tretë në një kampionat garuan 12 skuadra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot