Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh

- Bota Sot

Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh

Në Bruksel po zhvillohet një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh.

Tashmë ka nisur takimi trepalësh mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë, i pari për këtë vit dhe i pari për emisarin evropian për dialog, Peter Sorensen.

Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve të zhvilluara javën e kaluar kur planifikohej që të mbahet një takim i përbashkët, por deri te i cili nuk erdhi për shkak të vonesave në fluturim të kryenegociatorit serb Petar Petkoviq.

Nuk ka detaje rreth pikave të diskutimit, por për zyrtarët evropianë konsiderohet sukses fakti se u realizua takimi i përbashkët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot