Artan Bano: Ndaj Serbisë bëmë shumë mirë, të shikojmë çka do ndodhë sonte

- Bota Sot

Artan Bano: Ndaj Serbisë bëmë shumë mirë, të shikojmë çka do ndodhë sonte

Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë luajnë një ndeshje vendimtare sot në mbrëmje në Riga, me fitoren të vetmen alternativë, nëse duhet që të mbajmë gjallë shpresat për një vend në Botëror.

Për ish-futbollistin Artan Bano, kombëtarja jonë u paraqit shumnë mirë në ndeshjen e Tiranës kundër Serbisë.

“Jam shumë i kënaqur për mënyrën se si u paraqit skuadra jonë deri në minutën e ’90-të.

Më vjen mirë që individë të veçantë kanë bërë liderin në këtë ndeshje, ku veçoj Hysajn, ër mënyrën se si ka luajtuar dhe si e menaxhoi skuadrën.

I dyti në listë ishte portieri Strakosha, i cili ka meritë të madhe se kemi këtë rezultat që kemi falë tij.

Reparti sulmues duke pasur parasysh dhe kundërshtarin, por edhe situatën me dëmtimet ishte shumë mirë.

Më vjen keq për Manajn pasi deri në momentin që mori topin për të gjuajtur penalltinë ishte shumë mirë, por penalltia është një përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh Bano



Lexoni të gjitha në Bota Sot