Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e radhës për Kualifikueset e Kupës së Botës. Atmosfera në Riga, atje ku kuqezinjtë do të sfidojnë vendasit e Letonisë nuk pritet të jetë e vakët.
Si gjithmonë mbështetja për kuqezinjtë tanë nuk do të mungojë nga tifozët. Kemi mësuar nga mediat vendase se të pranishëm në stadiumin “Skonto” do të jenë rreth 400-500 tifozë.
“Tifozët shqiptarë nuk duhet të perceptohen si huliganë që vijnë në Riga për të vandalizuar dhe thyer ligjin, sepse ata po vijnë për të mbështetur ekipin e tyre kombëtar.
Policia shtetërore dhe ajo bashkiake e Rigës presin që tifozët të përdorin piroteknikë të ndryshme, fishekzjarre dhe mjete të ndryshme, por kjo nuk është asgjë e paprecedentë në futboll dhe asgjë e çmendur nuk ndodh nëse gjithçka kontrollohet”, thuhet në një deklaratë të dhënë nga autoritet vendase.