Letonia luan pa kapitenin e saj duelin e sotëm ndaj Shqipërisë

- Bota Sot

Letonia luan pa kapitenin e saj duelin e sotëm ndaj Shqipërisë

Shqipëria sfidon sonte Letoninë në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Lajmi i mirë për Kombëtaren tonë është fakti që kundërshtarët nuk do të kenë në dispozicion kapitenin Kristyers Tobers.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Paolo Nicolato, në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Tobers ishte në listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore të ekipit kombëtar letonez kundër Azerbajxhanit të shtunën, por nuk doli në fushë.

Ndërkohë, kapiteni i ekipit kombëtar letonez kundër Shqipërisë do të jetë mbrojtësi Antonijs Chernomordys.



Lexoni të gjitha në Bota Sot