Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar të gjithë maturantët se, aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojnë deri më 12 qershor, në orën 24:00.
Sipas MAShTI-të, deri më tani maturën e kanë paraqitur 18.450 nxënës, kurse janë shqyrtuar 17.895 aplikime, prej të cilave janë aprovuar 17.522 aplikacione.
Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor.
Kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor.