Verë vendimesh për Ylber Ramadanin

- Bota Sot

Verë vendimesh për Ylber Ramadanin

Ylber Ramadani është i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare dhe mund të jetë protagonist në ndeshjen e sotme të kuqezinjve në Letoni.

Por pas sfidës, ai do të shkojë të shijojë disa ditë pushime para se të kthehet përsëri në dispozicion të klubit të Leçes për sezonin e ri.

Kjo verë do të jetë e rëndësishme për Ramadanin, pasi do të vendosë të ardhmen e mesfushorit të kuqezinjve.

Ai është afirmuar si një lojtar që mund të luajë rregullisht në Serinë A dhe tashmë do të duhet të vendosë nëse dëshiron ta bëjë përsëri një gjë të tillë me Leçen, siç ka bërë në dy sezonet e fundit.

Kontrata e tij me Leçen përfundon në verën e vitit 2026 dhe sipas mediave pranë klubit, palët do të ulen për të biseduar për vazhdimësinë. Leçe do të kërkojë rinovimin e kontratës me mesfushorin 29-vjeçar kuqezi, por pasi të mësohet kush do të jetë trajneri i ri i kësaj skuadre nga e cila u largua Marko Xhampaolo. Nëse do të arrihet akordi, pritet të firmoset një tjetër kontratë trevjeçare, përndryshe Ramadani mund të përfundojë në listën e lojtarëve që cilësohen në shitje nga klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot