Joaquin Correa largohet nga Interi dhe i bashkohet Botafogos,
klubit me të cilin do të luajë në Kupën e Botës për Klube.
Tani është edhe zyrtare, siç është njoftuar nga klubi brazilian: “Joaquín Correa është blerja e re e Botafogos.
Skuadra zyrtarisht nënshkroi me sulmuesin argjentinas këtë të martë. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të vitit 2027. Tucu, siç njihet ndryshe, u zbulua nga Estudiantes dhe ka luajtur në futbollin evropian për 10 sezonet e fundit, për Sampdorian, Sevilla, Lazio, Inter dhe Olympique Marseille”.
Correa ka luajtur 19 ndeshje për Argjentinën dhe ka shënuar katër gola, ndërsa ata fituan Kupën e Amerikës 2021 në Brazil. Vjen si lojtar i lirëa pasi përfundoi kontratën e tij me zikaltërit. Correa, i cili do të veshë fanellën me numër 30, do t’i bashkohet delegacionit të Botafogos në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës për Klube.