Klubi i Milanit kërkon të nisë një cikël të ri në drejtimin e Masimiliano Alegrit.
Por para se të ndërtojë skuadrën e re, kuqezinjtë po mendojnë kryesisht të bëjnë lëvizje për të larguar elementë që tekniku nuk i cilëson si të pazëvendësueshëm për planet e tij.
Igli Tare aktualisht po ndërton nëpërmjet shitjeve një buxhet të kënaqshëm për të filluar më pas plotësimin e ekipit me elementët që kërkon Alegri për lojën që ka në mendje, Dhe në listën e shitjeve pas Tizhani Reijnders, janë dy futbollistë të tjerë që mund të finalizohen shumë shpejt, Teo Hernandez dhe Junus Musah.
Teo Hernandez këto ditë ka arritur akordin me Atletiko Madridin për t’u kthyer përsëri në klubin në akademinë e të cilit u formua si lojtar. Raportohet se akordi mes tij dhe spanjollëve sa i përket aspektit financiar është arritur, ndërsa mbetet të gjendet gjuha e përbashkët mes Milanit dhe Atletikos.
Ndërkaq, për Musah interesohet klubi i Napolit, i cili kërkon të përforcojë mesfushën me alternativa të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, Napoli është gati të shpenzojë rreth 25 milionë euro për të blerë kartonin e mesfushorit që ka marrë pëlqimi e Kontes. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë, me Taren i cili do të kalojë ditët e ardhme në negociata.