Ndarje e papritur mes Namanit e Llapit

- Bota Sot

Ndarje e papritur mes Namanit e Llapit

Skuadra e Llapit ka njofuar se ka ndarë rrugët me futbollistin Hamdi Namani.

Prej futbollistëve më të mirë në Kosovë, Namani largohet nga llapjanët, me të cilin klub kaloi periudhë të mirë.

“Klubi futbollistik Llapi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, ka zgjidhur kontratën me mesfushorin Hamdi Namani – Lumi.
Edhe pse kontrata ishte e vlefshme për sezonin e ardhshëm, klubi dhe futbollisti janë dakorduar për mbyllje të parakohshme të bashkëpunimit.

Namani u bashkua me ne në edicionin 2023/24 dhe gjatë këtyre dy sezoneve ka zhvilluar 77 ndeshje, duke kontribuar me 8 gola dhe 7 asistime.

Klubi ynë e falënderon përzemërsisht Lumin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton KF Llapi..



Lexoni të gjitha në Bota Sot