Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin Graz të Austrisë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur kanë vdekur 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një vajzë nga Kosova, konkretisht nga komuna e Vitisë.
Bëhet fjalë për 15 vjeçaren, e cila vjen nga Komuna e Vitisë.
Me këtë rast, në nderim të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, Austria ka shpallur tri ditë zie, raportojnë mediat austriake.
Kujtojmë se kryetari i komunes së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Behrami.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, shkroi ai në Facebook.
Theksojmë se ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.