Shqipëria, gati për ndeshjen e katërt kualifikuese, në Riga përballë Letonisë.
Trajneri Silvinjo ka bërë të ditur dhe 11-shen që do të zbresë në fushën e lojës që nga minuta e parë.
Në krahasim me ndeshjen me Seribë, trajneri kuqezi nuk ka ndryshuar asgjë në sulm dhe mbrojtje, mbeten të njëjtët, ndërsa është detyruar të ndryshojë repartin e mbrojtjes.
Nga ndeshja e kaluar në formacion mbetet vetëm Mitaj, ndërsa do të shikojmë dhe Kumbullën, Ismajlin dhe Balliun.
Kumbulla dhe Ismajli në vend të Gjimshitit dhe Ajetit ishte një lëvizje e detyruar, ndërsa Balliu në vend të Hysajt duket një lëvizje taktike.