Ndeshja mes Finlandës dhe Polonisë për kualifikueset e Botërorit 2026 është ndërprerë.
Gjyqtari kryesor dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes, pasi për 10 minuta ndeshja qëndroi e ndërprerë.
Komentatorët treguan se shkak është bërë një episod nga tribunat ku kishte probleme shëndetësore. I gjithë stafi mjekësor i Finlandës shkoi për ndihmuar në shkallët e stadiumit.
Ishte minuta e 76-të, kur ndeshja u ndërpre. Finlanda po fitonte 2:1 ndërkohë ndaj Polonisë.