Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i afateve të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025

- Bota Sot

Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i afateve të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot pasdite, në orën 15:00, mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së Zgjedhjeve Lokale 2025.

Gjatë këtij takimi, pritet që KQZ të miratojë kalendarin me afatet e veprimtarive zgjedhore që lidhen me organizimin e zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media, nga vetë KQZ-ja.

Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes së KQZ nr. 30, 31, 32 dhe 33/2025;

3. Raport i aktiviteteve të SKQZ dhe Zyrës;

4. Këshillat e KQZ;

5.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale, 12.10.2025;

5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formulës për përbërjen e Komisioneve Komunale Zgjedhore
për Zgjedhjet Lokale 2025.



Lexoni të gjitha në Bota Sot