Françisko Konseisao do të luajë me Juventusin në Botërorin e Klubeve. Bardhezinjtë kanë zgjatur huazimin e portugezit nga Porto dhe do ta kenë pjesë të skuadrës.
Dje drejtori i përgjithshëm, Komoli njoftoi se edhe Randal Kolo Muani do të jetë me bardhezinjtë në kompeticionin e ri.
Mbetet ende për t’u parë nëse dy lojtarët do të kenë një të ardhme bardh e zi edhe pas përfundimit të garës që do të mbahet së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Renato Veiga, nga ana tjetër, nuk do të shkojë në Kupën e Botës, ku mbrojtësi do të kthehet te Çelsi pas një huazimi gjashtëmujor në Torino.