Tani është zyrtare, Tijjani Reijnders nuk është më lojtar i Milanit, që e shiti atë te Manchester City.
Ja çfarë shkruhet në postimin e klubit kuqezi që njofton transferimin e holandezit: “AC Milan njofton se i ka shitur përfundimisht të drejtat e performancave sportive të futbollistit Tijjani Reijnders te Manchester City FC.
Klubi e falënderon Tijjanin për përkushtimin dhe profesionalizmin që ka demonstruar gjithmonë, dhe i uron më të mirat në jetën personale dhe profesionale”.
Shifrat për transferimin e Reijnders nga Milani te Manchester City.
Milani do të marrë 55 milionë euro, një shumë e rëndësishme për të rindërtuar ekipin dhe për të rinisur projektin e ri që i është besuar Allegrit, plus dhjetë bonuse lehtësisht të arritshme dhe 5 bonuse të tjera më të komplikuara.
Një marrëveshje e mundshme me vlerë 70 milionë, pra, pothuajse 50 më shumë sesa u pagua mesfushori dy vjet më parë. Holandezi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030 me anglezët dhe kalon nën urdhrat e Guardiolës.