Manchester United po shqyrton seriozisht mundësinë për të transferuar Marc-Andre ter Stegen, teksa po vlerëson alternativat për portën në sezonin e ardhshëm.
Klubi anglez po ndjek nga afër situatën e portierit gjerman në Barcelonë, sidomos pas problemeve të brendshme që mund të ndikojnë në të ardhmen e tij në Spanjë.
Megjithëse jo të gjithë në klub janë të bindur për largimin e Andre Onana pa i dhënë edhe një tjetër shans, drejtuesit e United po analizojnë disa opsione, dhe Ter Stegen është një nga emrat më konkretë në listë.
Nuk ka ende një ofertë zyrtare, por brenda klubit është konfirmuar se Ter Stegen mund të bëhet një objektiv serioz nëse rrethanat përputhen. Disa anëtarë të bordit e vlerësojnë lart përvojën dhe lidershipin e tij.
Chelsea gjithashtu kishte mbledhur informacione për Ter Stegenin përpara se të përqendrohej te Mike Maignan, por më pas nuk ka pasur hapa të mëtejshëm.
Aktualisht, Ter Stegen nuk është në shitje, por Manchester United do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën.