Blendi Shkëmbi dëshira e Strugës për postin e trajnerit

- Bota Sot

Blendi Shkëmbi dëshira e Strugës për postin e trajnerit

Struga është në kërkim të një trajneri të ri, para se të filloj të mendoj për futbollistët për të kompletuar skuadrën në merkato. 

“Sportmania” ka mësuar se drejtuesit strugan e dëshirojnë për trajner Blendi Shkëmbin. 

Interesimi është shfaqur për teknikun shqiptar dhe kontaktet e para kanë nisur. Blendi Shkëmbi duket thuajse i larguar nga Tirana dhe tashmë sheh një opsion të ri, teksa Struga duket një drejtim i duhur për të. 

Nuk dihet se si do të shkojnë negociatat mes palëve, por Blendi Shkëmbi mund të jetë trajner i ri i Strugës për sezonin e ri. 

Kujtojmë se Struga nuk ka është bërë “rehat” me trajnerët në sezonin që lamë pas, duke emëruar e shkarkuar ndërmjet sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot