Avdijaj në kërkim të skuadrës së re,

- Bota Sot

Avdijaj në kërkim të skuadrës së re,

Futbollisti Donis Avdijaj është në kërkim të një skuadre të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Avdijaj e mbylli aventurën në skuadrën e Hartbergut në Bundesliga të Austrisë dhe tashmë është lojtar i lirë.

Indeksonline gjatë një bisede me lojtarin, mëson se është shumë pranë marrëveshjes me klubin e ri, por nuk e zbulon emrin për shkak se kanë mbetur edhe pak detaje deri në fund.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga të Austrisë zhvilloi 29 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri tetë asiste.

Ai figuroi edhe në formacionin e sezonit në Bundesliga, falë paraqitjeve fantastike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot