Futbollisti serb, Nemanja Stojiq, flet për ndeshjen në Tiranë ku dolën baras (0:0) me Shqipërinë në kuadër të kualifikueseve për Kampioonatin Botëror.
Në Grupin K Anglia kryeson me 9 pikë, pasojnë Shqipëria me 5, Serbia 4, Letonia 4 dhe Andorra 0 pikë.
Stojiqin e ka befasuar atmosfera dhe stadiumi përplot me shikues në “Air Albania”.
“Një pikë në Shqipëri, të gjithë mendojnë se ishte e lehtë, por nuk ishte aspak e lehtë të luanim para një stadiumi të mbushur plot dhe në një atmosferë të vështirë”, tha mes të tjera Stojiq.