Pas tragjedisë, futbollisti: Nuk doja të isha këtu!

- Bota Sot

Pas tragjedisë, futbollisti: Nuk doja të isha këtu!

Autori i dy golave në ndeshjen e fituar 4:0 nga Austria në San Marino, Marko Arnautoviq ka pranuar në fund të takimit se ishte prej atyre që nuk donte që kjo ndeshje të luhej pas asaj që kishte ndodhur mëgjesin e djeshëm në Graz ku një ish-nxënës i një shkolle të mesme pasi vrau 9 fëmijë më pas u vetëvra.

“Pas ngjarjes që ndodhi, të them të drejtën nuk kisha interes për të luajtur.

Unë sot jam këtu vetëm sepse jam i detyruar që të paraqitem në grumbullimet e kombëtares.

Të gjithë ne si ekip i qëndrojmë pranë familjeve në Graz, të cilat kanë humbur fëmijët e tyre”, tha Arnautoviq gjatë një interviste për “ServusTV”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot